Thika për videot “Tik Tok”, takimi sqarues përfundoi në përleshje mes dy të rinjve në Durrës
Një postim në Tik-Tok çoi në një sherr me thika në Durrës.
Xhejson Metushi nga Lushnja 18 vjeç, udhëtoi këtë të enjte nga qyteti i tij për në Durrës për tu sqaruar me Bekim Grifshin 19 vjeç.
Të dy u takuan për tu sqaruar por gjithçka shkoi keq.
Dy të rinjtë fillimisht nisën një sherr verbal dhe më pas fizik deri në përdorimin e thikave.
Të rinjtë mbetën të plagosur ndërsa u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës së muzikës "Jan Kukuzeli" ndërsa perzent ishin dhe disa të rinj të tjerë por që nuk u përfshinë në sherr.
Xhejson Metushi dhe Bekim Grifshi mund të arrestohen në orët në vijim për plagosjen e njëri-tjetrit ndërsa hetimet pritet të zbulojnë të gjithë detajet e ngjarjes së rëndë.
Policia Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B. G., dhe Xh. M., kanë dëmtuar njëri-tjetrin, me mjete prerëse.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

