Sulmi ndaj mediave, Burimi: Veliaj dhunoi të dhënat personale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2023, 19:32
Analisti, Genc Burimi, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai deklaroi se Shqipëria gjithmonë ka vuajtur nga mungesa e pakët e respektit të qeveritarëve e pushtetarëve ndaj mediave.
"Ajo që është edhe më e dhimshme në këtë moment është fatëkeqësia që sot Edi Rama po u shitet organizmave ndërkombëtare, amerikanëve, Reporterëve pa Kufinj në Paris e shumë të tjerëve sikur ai është vetë viktimë ndaj mediave e kjo është e tmerrshme".
Burimi u ndal edhe tek akuzat që kryebashkiaku Veliaj bëri ndaj administratorëve të dy faqeve online Lolita e JOQ, ku publikimin e emrave të tyre e cilësoi dhunim të të dhënave personale.

