Rezhda: Gazetaria profesion i vështirë, kolegët të jenë të bashkuar për të përballuar çdo sulm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2023, 19:27
Gazetarja, Iris Rezhda, e ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për lirinë e medias dhe kërcënimin që u janë bërë gazetarëve.
Rezhda: Gazetarët në Shqipëri momentalisht janë gazetarë shumë të fortë. Këtë fortësi duhet ta tregojmë duke u bërë bashkë. Duhet një ligj i fortë që ta mbrojë gazetarin pasi në punën tonë hasemi me shumë persona që nesër mund të na rrezikohet jeta jonë. Është shumë i vështirë profesioni i gazetarit e ndaj ne duhet të jemi të gjithë bashkë për të përballuar të gjitha presionet që na vijnë nga të gjitha anët.

