Myzyraj: Gazetarët gjobëvënës nuk kanë punë në gazetari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2023, 19:30
Gazetari, Isa Myzyraj, i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai deklaroi se çdo gazetar që vendos gjoba nuk duhet të jetë më në këtë profesion.
Myzyraj: Çdo gazetar që sulmon një gazetar tjetër pa të drejtë, çdo gazetar që bën veprime për llogari të grupeve kriminale, të politikanëve, të ndërtuesve në këtë vend ai gazetar përfaqëson vetëm veten dhe ai nuk ka vend në gazetari. Gazetaria nuk është një profesion, i cili edhe bëhet edhe nuk bëhet jo gazetaria vetëm bëhet. Nëse do të jesh gazetar do jesh vetëm gazetar do hipësh në urban siç do hip unë kur të shkoj në shtëpi me 40 lekë dhe s'do kesh makinë ndoshta.
