Ura e Mifolit në rrezik, banorët: Shteti të mos lejojë të shembet, është monument

Ura e Vjetër e Mifolit të lidhe Fierin e Vlorën është kthyer në një rrezik real për banorët që e nde e përdorin. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrje të shtetit ,pasi thonë se ura veçse është e domosdoshme për ta është edhe një monument i rëndësishëm për zonën.

Kjo është ura e Mifolit që lidh Fierin me Vlorën.

Ura është e ndërtuar dekada më parë, ndërsa është ngritur mbi lumin Vjosë.

Por, pavarësisht vlerave të saj në arkitekturë e në trashëgimi kulturore, ajo duket se është kthyer në një rrezik për banorët.

Ura është amortizuar, dhe në disa vende plasaritur.

Vendasit që e kalojnë çdo ditë atë bëjnë apel për ndërhyrje.

”Rrezik është, se kjo është ura italiane. Ka ngelur pas dore me kohën. Është një urë e vjetër dhe brezat e rinj duhet ta dinë se ku kanë jetuar. Shtetit e ka lënë pas dore.”

Banorët shprehen të shqetësuar se ura mund të shembet dhe të shkaktojë tragjedi.

“Gjithë bot ai ka zili këto ura dhe ka nevojë për mirëmbajtje. U hodh një fjalë para një viti për riparimin e saj. E mira është të mirëmbahet.”

Degradimi i urës së Mifolit ka nisur disa vite më parë, por askush nuk ka ndërhyrë për ta rehabilituar.