Rrumbullaku zbarkon në Vlorë, takim me strukturat e policisë së qytetit bregdetar

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar sot një takim me strukturat e policisë në Vlorë.

Kreu i policisë ka mbërritur rreth një orë më parë në Vlorë ndërsa po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me drejtues dhe strukturat e policisë në këtë qytet.

Duket sipas burimeve se qëllimi i takimit ka të bëjë me luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, por edhe çështje të tjera te rëndësishme për të cilat po hetohet nga policia e Vlorës.