Skeja: Sulmet ndaj gazetarëve të hershme, kolegët të mbështesin njëri-tjetrin

Hamdi Skeja, analist i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai foli për sulmin ndaj mediave.

Ai u shpreh se sulmet ndaj gazetarëve nuk janë të tanishme por prej kohësh.

Skeja tha se ai ka reaguar gjithmonë për lirinë e fjalës e ka qenë në mbështetje të gazetarëve.

"Sulmet vijnë nga pushteti që po na dhunon nga të gjitha format. Por më vjen keq se nuk ka pasur asnjë reagim apo sensibilizim ndaj gazetarëve. Media në vendin tonë kërcënohet e dhunohet ku dhuna ka arritur deri në atë fizike" u shpreh ndër të tjera Skeja".