Korçë, automjeti merr përpara motorin, plagoset një person (Foto)

Një aksident ka ndodhur ditën e stome në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.

Një automjet është përplasur me një motor, duke e lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit e ka transportuar personalisht të lënduarin drejt spitalit të Korçës, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Pritet që të kryhen veprimet përkatëse me drejtuesin e automjetit nga ana e policisë së Korçës.

Korçë, automjeti merr përpara motorin, plagoset një person
Foto nga vendi i ngjarjes