40 ditë e zhdukur, Veziko Bojko nga fshati Tëbacë e Vlorës pa asnjë gjurmë
Një 45 vjeçare nga fshati Tërbacë në Vlorë është zhdukur prej më shumë se një muaji. Familjarët thonë se ajo doli për të marrë dru nga shtëpia, por nuk u kthye kurrë më. Të afërmit po vijojnë ta kërkojnë ndërsa deri më tani nuk ka asnjë gjurmë për Veziko Bojko.
Doli nga shtëpia për të marrë dru, por prej rreth 40 ditësh Veziko Bojko nga Fshati Tërbacë në Vlorë nuk ka asnjë gjurmë
45-vjeçarja ka humbur kontaktet me familjen.
Bashkëshorti i saj, bari në fshat, tregon se gruaja e tij pasi pinë kafenë e drekës doli nga shtëpia për të mbledhur dru dhe prej asaj kohe nuk ka ardhur më në shtëpi.
Ai thotë se e kanë kërkuar kudo në terren madje me forcat zjarrfikëse dhe policinë por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë
Për djalin e saj nuk përjashtohet mundësia që nëna të ketë kryer vetëvrasje, por trupin e saj nuk po e gjejnë në asnjë vend, çka hedh hije dyshimi.
Familjarët e 45-vjeçares bën thirrje nga institucionet që t’i ndihmojë ata për të zbuluar të vërtetën për Veziko Bojko.

