Sulmi me thikë në Laprakë, dorëzohet në polici autori që plagosi 3 persona: Më kishin detyrime financiare
Vetëm pak orë ka zgjatur arratia e Altin Margjyshit, 40 vjeçarit i cili një natë më parë plagosi me thikë 3 persona, mes tyre dhe një grua.
Ai është vetëdorëzuar në ambjetet e komisariatit nr 3 në Tiranë pas negociatave që oficerët kishin shkëmbyer me familjen e tij.
Para hetuesve ai ka treguar itinerarin e ndjekur deri në plagosjen më thikë të Viktor Rrapollarit, vajzën e tij Roxhersa dhe dhëndrin Italian Massimo Servillo.
"U takuam për të diskutuar rreth mosmarrëveshjeve që kishim. Kam qenë i punësuar pranë biznesit të Massimos, dhe më shkarkoi nga puna, përveç kësaj më kishte edhe disa detyrime financiare. Ai nuk e njohu detyrimin, debatuam dhe në konflikt e sipër, duke u përplasur edhe fizikisht. Ndërhynë edhe vjehrri i tij me të bijën, nxora thikën dhe iu drejtova Massimos. Në përleshje e sipër mbetën të plagosur edhe bashkëshortja e tij Rigera Rrapollari dhe i ati Viktori".
Sherri u regjistrua në një lokal pranë zonës së Laprakës në kryeqytet.
Sipas të dhënave të plagosurit dhe autori i ngjarjes janë fqinjë me njëri-tjetrin.
Margjyshi kishte parë që tre personat ishin të ulur në atë ambjent dhe ishte afruar edhe ai duke i kërkuar llogari.
Situata ka agravuar deri në përdorimin e thikës.
Sipas bluzave të bardha Roxhersa Rrapollari dhe burri saj italian ndodhen jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa Viktor Rrapollari ka marrë plagë në krahëror.
