Bashkia Vlorë në krizë? Në prag fushatë mbush me dhe gropat në qytet
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 4 Prill 2023, 10:22
Asfalti elektoral në Vlorë zëvendësohet me dheun elektoral Bashkia e Vlorës mbush gropat në rrugët e qytetit me dhé.
Gropat të cilat janë lënë prej vitesh të hapura pa asnjë investim tashmë në kohë fushate po u hidhet dhé.
Në pamje një kamion dhe një punonjës i bashkisë Vlorë i cili mbush gropat me dhé në rrugët e qytetit.
Në momentet e videos dheu po hidhet disa metra përpara bashkisë së Vlorë, thuajse tek dera e shtëpisë së institucionit më të rëndësishëm të qytetit Mesa duket bashkia nuk paska fonde për t’i mbyll gropat siç duhet në qytet.

