Rama: Si mund të akuzohen si kriminelë lufte liderat e UÇK-së që luftuan ndaj spastrimit etnik

Në një prononcim nga Verona, kryeministri Rama u shpreh se ka diçka të madhe që nuk shkon me procesin që po bëhet ndaj krerëve të UÇK-së.

Ai tha se udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtarë popullore si një rebelimi ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikikisht shqiptarët në Kosovës akuzohen së bashku si kriminelë lufte.

Rama: Ka diçka të madhe që nuk shkon me këtë proces. Pa dashur të paragjykoj aspektin që ka të bëjë me drejtësinë e pavarësinë e Kosovës, mbetem i mahnitur në sensin më negativ nga fakti që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizje çlirimtarë popullore jo i një ushtrie të organizuar por një rebelimi ndaj një regjimi brutal që synoi të spastronte etnikikisht shqiptarët në Kosovës akuzohen së bashku si kriminelë lufte.

Njeriu që vetë presidenti aktual i SHBA, Joe Biden e pagëzoi si ‘George Washington’ i Kosovës është prej një kohe të gjatë prapa hekurave, i mbyllur brenda pa akuzë, gjë që është jashtë çdo lloj imagjinate në raport me të drejtën ndërkombëtare.