Përplaset nga makina në zonën e Astirit, ndërron jetë në rrugë një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit ku sikurse duket nga pamjet një makinë ka përplasur një burrë.

Ai ndodhet i shtrirë në tokë dhe nuk lëviz, ndërkohë që një person tjetër, në dukje shoferi makinës i hedh një xhup sipër. Për fat të keq i lënduari ka vdekur si pasojë e përplasjes. 

"Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.