Kushtetuesja rriti pagat e gjyqtarëve e prokurorëve në nivel drejtori, por Çela s'nxjerr vendimin për çeljen e fondeve
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ende nuk ka nxjerë një vendim për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rritjen e pagava të prokurorëve që ushtrojnë detyrën e tyre pranë prokurorive të rretheve dhe në zyrën qëndrore.
Prej 4 muaj nga dalja e vendimit, Kryeprokurori Olsian Çela, nuk ka marë asnjë masë për nxjerjen e akteve, duke i hapur rrugë ritjes së pagave të rreth 170 prokurorëve që janë në sistem.
“Ora News” mëson se një vendim i Gjykatës Kushtetuese i dhënë në 22 nëntor 2022, ka vendosur të ritë pagat mujore për magjistratët, gjyqtarë dhe prokurorë, duke i kaluar në një nivel të kategorisë I-B.
Ky vendim, sipas Kushtetueses duhet të barazpeshojë pagat mujore të magjistratëve, me një pagë mujore të një Drejtori të Përgjithshëm në Kryeministri.
Këshill i Lartë Gjyqësor, ishte i pari që vendosi të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke nxjerë udhëzimin për ritjen e pagave për gjyqtarët dhe disa prej anëtarëve të këtij institucioni.
Në të njëjtën linjë me KLGJ, shkoi dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku anëtarët e këtij institucioni në 23 shkurt 2023, firmosën vendimin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke i hapur rrugën rritjen e pagave për magjistarët që shërbejnë pranë këtij institucioni.
Sipas këtij vendimi që “Ora News” ka siguruar, përllogaritja e pagave mujore të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duhet të fillojë qysh prej datës 9 janar 2023.
Llogaritja duhet të kryhet dhe të barazohet me pagën mujore të një drejtuesi Drejtorie të Përgjithshme në Kryeministri.
Kjo rritje page është realizuar edhe mes gjyqtarëve të vetë Gjykatës Kushtetuese, të cilët përmes Sekretarit të Përgjithshëm, në muajin shkurt 2023 i kërkuan Delina Ibrahimaj, ministres se Financave, shtimin e fondeve për buxhetin 2023.
I vetmi institucion ku nuk po vendoset zbatimi i Gjykatës Kushtetuese me qëllim rritjen e pagave, është Prokuroria e Përgjithshme, e cila duhet të nxjerë vendimin dhe urdhërojë zyrën e Financës për çeljen e fondeve.
Ndërkohë disa prej prokurorëve që ushtrojnë detyrën e tyre në rrethe, i janë drejtuar Gjykatës Administrative në Tiranë, me qëllim përfitimin e kësaj rritje page, duke zbatuar vendimin e Nëntorit të Gjykatës Kushtetuese.
