Zbulohen prapaskenat te Bayerni/ Shkarkimi i Julian Nagelsmann, shkak u bë e fejuara e trajnerit

Ka kaluar rreth një javë nga shkarkimi i papritur i Julian Nagelsmann nga stoli i Bayern Munchen dhe mediat vazhdojnë të aludojnë për shkaqet e vendimt ekstrem të bioredit drejtues edhe pse skuadra është momentalisht në vendin e dytë dhe mes 8 më të mirave të kontinentit.

Sipas të përditshmeve më prestigjoze të Gjermanisë, shkaku i shkarkimit të 35-vjeçarit nga drejtimi i skuadrës ka një emër dhe një mbiemër, Lena Wurzenberger, ish gazetarja e “Bild”, korrespodente në Bavari për të mbulur zhvillimet te Bayerni i Mynihut.

Nagelsmann është në një histori intime me gazetaren madje kur lajmi doli në publik, ai tha se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pasi nuk do të rridhte asnjë informacion nga stoli në redaksinë e gazetës. Gjithsesi, kjo histori nuk i ka pëlqyer aspak klubit dhe tifozëve, të cilët nuk e kanë parë me sy të mirë marrëdhënien mes të dyve.

Lena u largua nga detyra pak para ditëve të nxehta të shkarkimit të Nagelsmann por tashmë duket se është shumë vonë për trajnerin që e mori drejtimin e skuadrës më të suksesshme të Gjermanisë në moshën 33-vjeçare.

Në dhomën e zhveshjes diksuh mendonte se Nagelsmann i kalonte informacione të fejuarës, e cila nga ana e saj ishte ankuar në gazetën ku punonte për bërjen publike të historisë me trajnerin.

Julian u njoh me gazetaren më shumë se një vit më parë dhe ishte ajo shkaku i ndarjes së trajnerit nga bashkëshortja Verena me të cilën ka edhe dy fëmijë. Ironi e fatit ose jo, por edhe ish bashkëshortja e Tuchel ka qenë një gazetare por në këtë pikë, pasuesi i Nagelsmann duket se nuk ka asnjë problem.