Kosova zhgënjen, vetëm barazim me Andorra-n në Prishtinë (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 22:52
Duhej të ishte mbrëmja e fitores që do ta ngjiste Kosovën në vendin e dytë të klasifikimit të grupit I por ndeshja ndaj Andorra-s u kthye në një mankth për skuadrën e drejtuar nga Alain Giresse.
Dardanët u ndalën në barazim 1-1 ku të dy golat e ndeshjes u shënuan brenda dy minutave. Ende në festë pas rrjetës së Zhegrovës, në aksionin pasardhës pas një goditjeje dënimi, kombëtarja modeste nga Pirenejtë barazoi edhe për gabimeve amatore në mbrojtjen dhe portën e Kosovës.
Pavarësisht tentativave dhe shumë pretendimeve për penallti në 30 minutat e mbetura, Kosova nuk arriti të shënonte duke marrë vetëm një pikë.
Në ndeshjet e tjera të grupit, Zvicra shkatërroi Izraelin 3-0 ndërsa Rumania kaloi Bjellorusinë 2-1.

