EuroCup, Kombëtarja e Minifutbollit shkatërron 7-0 Luksemburgun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2023, 20:19
Shqipëria e nis me një fitore të thellë turneun Euro Cup. Kombëtarja e Minifutbollit shkatërroi 7-0 Luksemburgun në një ndeshje pa shumë histori.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 ndërsa në të dytën ekipi i drejtuar nga Irtan Sejko do të realizonte edhe 5 herë të tjera me Xhulio Recin në minutën e 24, 26 dhe në minutën e 38.
Dy golat e tjerë u realizuan nga Gledis Nuza në minutën e 24 dhe Ervin Cera do të gjente rrjetën për herë të dytë në minutën e 33. Shqipëria bën pjesë në një grup me Luksemburgun, Rumaninë dhe Spanjën.
Kompeticioni po zhvillohet ne Moldavi ndërsa Shqipëria i ka rritur pretendimet këtë vit duke synuar fazën me eleminim direkt
