Bayern Munchen ka një problem dhe ai quhet “Leroy Sane”. Ja pse sulmuesi është “zhdukur”
Problemi i Leroy Sane? Familja, më saktësisht bashkëshortja. Sulmuesi i Bayern Munchen nuk po gjen hapësira në skuadër dhe gjithmonë e më shumë është në pikëpyetje por për rënien e ndjeshme të tij ka një shpjegim.
Bashkëshortja amerikane Candice Brook nuk dëshiron të jetojë në Munich dhe ai është i detyruar të udhëtojë shpesh për të qëndruar pranë saj dhe dy fëmijëve. Nga Londra në Manchester e në Mynih, këtë itenerar, Sane e ndjek shpesh herë duke harxhuar shumë energji dhe kohë mes aeroporteve.

Sipas gazetës “Bild”, ish-sulmuesi i Manchester City, mungoi në stërvitje me Bayernin edhe gjatë pushimit të kombëtareve dhe arsyeja është familja por në klubin bavarez kanë filluar ta shikojnë me një sy të keq sjelljen e sulmueist të blerë për 60 milionë por që për asnjë moment nuk i ka justifikuar paratë e shpenzuara për të.
Që pas rikthimit nga Kupa e Botës, Sane ka regjistruar vetëm 3 gola dhe 1 asist ndërsa në total me gjigandër bavarezë ka shënuar 37 gola në 121 ndeshje.
