Kupa e Shqipërisë, ja kush janë çiftet gjysmëfinaliste të edicionit 2022-2023

Kupa e Shqipërisë, ja kush janë çiftet
Në ambjentet e “Air Albania Stadium” është hedhur shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Shorti ka vendosur përballë çiftet Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Egnatia.

Është parashikuar që ndeshjet e kësaj faze të luhen më datat 26 prill dhe 11 maj, ndërkohë që finalja e madhe do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Vllaznia vjen në këtë fazë pasi ka fituar në dy edicionet e fundit trofeun e Kupës së Shqipërisë, ndërsa në total numëron 8 kupa të fituara. Gjysmëfinalistja tjetër Tirana mban edhe rekordin, duke u shpallur 16 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa Teuta e ka fituar 4 herë kupën.

Egnatia është e vetmja nga katër gjysmëfinalistet që nuk e ka fituar asnjëherë më parë këtë trofe.