Hasbulla dhunon macen, lumë kritikash në rrjetet sociale për mikun e të fortëve (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2023, 22:13
Pamjet shokuese ku ambasadori i UFC, Hasbulla Magomedov dhunon macen e tij kanë bërë xhiron e botës dhe kanë nxitur protesta të ashpra të animalistëve në rrjetet sociale.
20-vjeçari nga Dagestani, mik i Mike Tyson dhe Khabib Nurmagomedov kap fillimisht nga veshi maçokun Barsik dhe më pas e godet në kokë ndërsa i flet kafshës në rusisht. Shumë prej ndjekëseve në Instagram e kanë sulmuar ndërsa të tjerë e kanë krahasuar me Kourt Zouma, i cili u filmua gjithashtu disa kohë më parë duke bërë një gjest të tillë.
Hasbulla i cili mban nofkën “Mini Khabib”, vuan nga sëmundja e nanizimit por falë famës që ka fituar ai është bërë një figurë shumë e ndjekur në rrjetet sociale madje ka nisur të ndjekë një stil mondan jetese.
