Skocia “shuplakë” Spanjës, ngjitet në krye të grupit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 23:01
Dhuroi surpriza të mëdha mbrëmja e fundit e eleminatoreve të Euro 2024 ku kryefjalë është Kombëtarja e Skocisë.
Në Glasgow, keltët arritën të mposhtin 2-0 Spanjën e De la Fuentes duke i shkaktuar humbjen e parë që në ndeshjene dytë trajnerit të ri të skuadrës iberike.
Heroi i vendasve ishte lojtari i Manchester United, McTominay në të dyja rastet i saktë përpara portës, ndërsa miqtë nuk arritën të bënin shumë në “Hampden Park”.
Pas këtij suksesi, Skocia ngjitet në vendin e parë të grupit me 6 pikë ndërsa Spanja mbetet në të dytin me 3 pasi Gjeorgjia dhe Norvegjia u ndalën në barazim 1-1.

