Futbolli drejt vetëvrasjes, ndryshimet e rrisin deri në 70 numrin e ndeshjeve sezonale për lojtarët

Dalëngadalë dhe pa e kuptuar, futbolli po kthehet në një mankth për protagonistët kryesorë, futbollistët që dhurojnë spektaklin në fushën e lojës. Finalja e Kupës së Botës, Argjentinë-Francë, një nga ndeshjet më të bukura të vitet të fundit në këtë sport, jep shumë përgjigje rreth humnerës ku po shkon futbolli.

Fakti që u luajt në mes të sezonit kur lojtarët kishin ende pak ndeshje në këmbë, e bëri këtë sfidë shumë dinamike, të paparashikueshme dhe me grintë deri në minutën e 120. Krahasuar me botërorët e tjerë të luajtur në fund të sezonit, ky i Katarit tregoi se numri i madh i ndeshjeve ul ritmin dhe heq spektaklin.

Por mesazhin që ka dhënë Doha, organizmat më të lartë të futbollit nuk e kanë marrë, madje FIFA ka nxituar të shtojë edhe më shumë ndeshje duke e ngjeshur kalendarin deri në asfiksim.

Në çdo kampionat të rëndësishëm janë ndërmarrë reforma duke ritur dashja apo pa dashje numrin e ndeshjeve ndërsa shtimi i formateve ndërkombëtare po e çon drejt kufirit të 70 ndeshjeve në sezon nivelin për një skuadër.

Në vitet 90, një skuadër që shkonte deri në fund të kompeticioneve, luante maksimalisht 50 ndeshje por tashmë nga largësia e 30 viteve ky nukër është rritur ndjeshëm ndërsa lojtarët ndihen të masakruar.