Miqësorja e luksit, Belgjika nënshtron Gjermaninë në Koln (VIDEO)

Ndeshje spektakolare në Koln ku Belgjika mundi Gjermaninë 3-2 nën drejtimin e trajnerit të ri Domenico Tedesco.

Kombëtarja e Hansi Flick nuk është e angazhuar në këto eleminatore dhe organizimi i kësaj sfide kishte si synim të testonte sa më shumë emra të rinj por të krijojë edhe një strukturë për skuadrën e Euro 2024 por kjo duket rruga e gabuar.

Golin e parë e shënoi Carrasco ndërsa Lukaku e De Bruyne konfirmuan se cikli i brezit të artë të Belgjikës nuk është mbyllur ende. Në krahun tjetër, Fullkurg dhe Gnabry arritën të ruanin nderin e Gjermanisë në këtë përballje.