Juventus, Andrea Agnelli martohet për herë të dytë, ja detajet e ceremonisë

U divorcua nga Juventusi por do të martohet për herë të dytë. Ish-presidenti Andrea Agnelli nis një jetë tërësisht të re me modelen turke Deniz Akalin, me të cilën shoqërohej prej kohësh, më saktësisht që prej vitit 2015.

Dasma do të zhvillohet këtë pranverë në një datë që nuk është zbuluar, ndërsa të dy kanë lënë pas nga një martesë të dështuar.

Në listën e të ftuarve figurojnë Massimiliano Allegri dhe Giggi Buffon, i cili është kumbar i një prej dy vajzave që çifli ka sjellë në jetë.