Djali i topave godet portierin kundërshtar, shikoni pamjet që po bëjnë xhiron e botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2023, 09:05
Mund të cilësohet në limitet e absurdit ajo që ndodh në futbollin argjentinas nga ku shpesh herë vijnë histori shumë të çuditshme.
Në përfundim të ndeshjes Independiente Rivadavia - Club Atlético Racing e mbyllur 1-1, topi doli në vijën fundore dhe gardiani i miqve do ta rivinte në lojë por djali që kap topat, ia hodhi në fytyrë.
Një gjest ky që e kapi të papërgatitur portierin, i cili u rrëzua në tokë. Por nuk mbaroi me kaq pasi djali hodhi një top tjetër në drejtim të numrit 1 duke e goditur në kokë.
Pamjet e momentit të pabesueshëm bënë menjëherë xhiron e botës, shikojini në fundin e videos.
