Dinamika e konfliktit në Kurbin/ U kërkoi të mos xhironin gomat, të rinjtë ju përgjigjen me armë zjarri

Një konflikt mes dy të rinjve dhe një përsoni tjetër në Mamurras, u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës në lagjen “Demokracia”.

Dy 18 vjeçarë, Paulor Noka dhe Romario Gjoni, u konfliktuan me shtetasin Shtjefen Ndreku, pasi ky i fundit ju kërkoi të mos xhironin gomat e makinës.

Kjo ka mjaftuar që të dy të rinjtë të marrin armën dhe të qëllojnë në drejtim të banesës së Ndrekës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia e cila mbërriti menjëherë më vendin e ngjarjes shpalli në kërkim shtetasit Palor Noka dhe Romario Gjoni.

Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.