Bushati: Kujdesi për veten është kulturë, ata që duan të merren me sport e gjejnë kohën

Volejbollistja, Silvana Bushati, ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News të gazetares dhe moderators Sonila Musai.

Ajo foli për sportin dhe kujdesin ndaj ushqimit.

Bushati: Unë kur nuk kam shtuar në shtatzani, pandemia nuk do më bëntë asgjë. Ata që duan të bëjnë sport bëjnë sport. Ai që do të bëjë sport bën ushtrimet e veta për të qenë në formë askush nuk e ndalon sportin çdo lloj gjëje që mund të ndodhë qoftë larg çdo lloj fatëkeqësie. Nëse e ka një mundësi për të bërë sport bën nëse do ta mbajë trupin në formë e gjen mundësinë edhe në pandemi kishte mundësi plot.