Rama nis premtimet e fushatës: Takime me privatin për ta rritur pagën minimale në 40 mijë lek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2023, 18:07
Kryeministri Rama duket se ka nisur me premtimet e fushatës elektorale tashmë, ndërsa shkruan në Facebook se ka nisur puna për ta çuar 40 mijë lek pagën minimale.
Ai bën me dije se kanë nisur takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat nga 1 prilli.
Rama: Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek.
Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës
