Aksident në Korçë, makina përplas pë vdekje këmbësorin teksa kalonte rrugën, pas saj dhe të tjera
Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Lumalas në Korçë.
Një mjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën dhe është larguar i cili më pas ka ndërruar jetë.
Burimet bëjnë me dije se shtetasi Olger Zhuri, 39 vjeç, banues në Korçë, është goditur dhe nga mjete të tjera më pas, të cilat se kanë parë për shkak të mungesës së ndriçimit.
I dëmtuari është transportuar nga ambulanca në spital, por nuk ia doli tu mbijetonte plagëve të marra.
"Më datë 10.03.2023, rreth orës 18:58, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, një automjet ka aksidentuar, një këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Korçës. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes" njoftoi policia.
Nga ana e Policisë po kryen veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit, si edhe identifikimin e viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimim e shkaqeve të aksidentit.
