Aksidentoi fëmijën dhe u largua me automjet, shoqërohet në komisariat 45-vjeçarja

Policia e Lezhës ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e mjetit që përplasi 7 vjeçaren afgane dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

"Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e policisë të mjetit të përfshirë në aksident, konkretisht mjeti tip "Fiat Punto" me drejtuese shtetasen L. Gj. 45 vjeçe, banuese në Shëngjin, ku po kryhen veprimet procedurale".

Ngjarja u shënua rreth orës 16:00, në Shëngjin, në vendin e quajtur "Te Lapidari".

Mjeti në lëvizje aksidentoi shtetasen e mitur afgane A. F. 7 vjeçe, banuese e përkohshme në Shëngjin dhe u larguar.

E mitura ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.