Dy viktima nga aksidentet rrugore/ Në Durrës betonierja përplas qytetarin, në Kavajë makina del nga rruga
Dy persona kanë humbur jetën këtë të premte në dy aksidente rrugore. Në Durrës një qytetar që lëvizte me biçikletë është përlasur për vdekje nga një betoniere, ndërsa në Kavajë ka humbur jetën një 33- vjeçare, automjeti i së cilës ka dalë nga rruga e ka përfunduar në kanal.
Rrugët e Durrësit dhe të Kavajës u përgjakën këtë të premte nga aksidentet automobilistike.
Një burrë u përplas për vdekje nga një betoniere, ndërsa po lëvizjte me biçikletë në qytetin bregdetar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18, pranë spitalit të qytetit.
Goditja ishte e fortë dhe vdekjepruresë në vend.
Mjekët e urgjencës kur mbërritën u ngeli vetëm të konstatonin se i aksidentuari ishte pa shenja jete.
Policia ka shoqëruar në komisariat 58-vjeçarin ndërsa po heton për shkaqet.
Pak minuta më pas, në Kavajë një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke i marrë jetën drejtueses së këtij automjeti.
Nga aksidenti në asin Kavajë-Rrogozhinë, humbi jetën 33-vjeçarja e cila drejtonte automjetin.


