Kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit, shtyhet seanca për ish-ministrin Sajmir Tahiri

Seanca gjyqësore për Sajmir Tahirin është shtyrë ditën e sotme.

Seanca e kёrkuar nga ish-ministri Tahiri për të shqyrtuar kërkesën për liri, i cili kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit ёshtё shtyrë pasi Prokurori i çështjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes.

"Seanca e kёrkuesit S.T me objekt "Llogaritje e vuajtjes sё dёnimit", ёshtё celur sot mё datё 10.03.2023, nё prezencё tё Prokurorit tё çёshtjes dhe nё prezencё tё avokatit pёrfaqёsues tё zgjedhur sipas ligjit me autorizim prej kёrkuesit S.T dhe nё mungesё tё kёrkuesit S.T.

Seanca u shty, pasi Prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes.

Nё respekt tё parimit tё barazisё sё armёve nё gjykim, nё dobi tё drejtёsisё me dakordёsinё e palёve tё tjera nё proces, Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe pёr kёtё shkak caktoi datёn 20.03.2023 ora 10:00 pёr seancёn e rradhёs," thuhet nё njoftim.