Shëngjin, përplaset nga makina 7-vjeçarja afgane

Një vajze 7-vjeçare, pjese e komunitetit afgan që po jeton në Shëngjin, ka mbetur e plagosur pasi u përplas ndërsa po kalonte rrugën pranë hotelit të saj.

Poll

Ajo është dërguar për ndihme mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe pas ngjarjes drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po merret ne pyetje ne lidhje me këtë aksident, ndërsa po heton edhe për shkaqet e tij.