Vorë, kamioni merr flakë në servis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2023, 15:35
Një kamion është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në një servis në Vorë.
Policia thotë se ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme një mjet tip kamion.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

