Goditi me thikë burrin e dehur, Gjykata e Fierit vendos në “arrest shtëpie” 33-vjeçaren

Gjykata e Fierit ka vendosur arrest shtëpie per 33-vjeçaren Arenarda Asllani që goditi me thikë bashkëjetuesin e saj në 8 mars, ngjarje kjo e ndodhur në lagjen “Liri”.

E njëjta masë është kërkuar edhe nga prokurori dhe është pranuar këtë të premte nga gjykata.

Duke marrë në konsideratë edhe faktin se Asllani ka tre fëmijët e mitur dhe rrethanat e ngjarjes, është vendosur që 33-vjeçarja të qëndrojë në arrest në shtëpi.

Kryetare e trupit gjykues ishte Ejona Lazellari, ndërsa prokuror Petrit Vukaj, ndërsa avokatja e Arenarda Asllanit ishte e caktuar nga gjykata, dhe bëhet fjalë për Arvenola Dore.