Pezullime masive në polici/ Mungesa e rezultateve, Policia mbetet pa shefa të krimit ekonomik

12 shefat e sektorit të krimit ekonomio-financiar janë pezulluar me afat nga detyra nga drejtori i pergjithshëm i policisë së shtetit. Kjo masë ka ardhur si pasojë e mungesës së rezultateve në goditjen e evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit.

Shefat e sektorit të krimit ekonomik në drejtoritë vendore të policisë janë pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Muhamet Rrumbullaku.

Ky vendimin erdhi gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe dhe 12 drejtorët e Qarqeve.

Sipas Rrumbullakut pezullimi i shefave të krimit ekonomik ka ardhur për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe për mos mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo në goditjen e korrupsionit.

Pezullimi i zyrtarëve policorë do të jetë për një afat dy javor deri në krijimin e strukturës së rë Policore.

Gjatë takimit përveç njoftimit të urdhërit të kryepolicit Rrumbullakut, ministri i Brendshëm ka folur edhe për çështjen e kultivimit të lëndëve narkotike dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sipas burimeve, Ministri i Brendshëm dha porosi të prera për çdo drejtues vendor për një luftë të pa kompromis kundër kultivimit të kanabisit.

Për sa i përket mbarvajtjes së zgjedhjeve të 14 majit Bledi Çuçi kërkoi angazhim të strukturave inteligjente dhe atyre të Rendit për mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe gjithë procesit zgjedhor të 14 majit, duke parandaluar dhe goditur çdo tentativë për shit-blerje vote.

Çuçi ka kërkuar goditjen e krimeve elektorale, si dhe që shmangien nga policia nga çdo lloj intimidimi nga subjektet politike apo persona të lidhur me to.