Sali Shehu: Liberalizimi i vizave për Kosovë lajmi më i mirë pas shpalljes së pavarësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2023, 16:51
Kryetari FRD-së, Sali Shehu ka uruar Kosovën pasi Komisioni Evropian tha se janë përmbushur plotësisht kërkesat për liberalizimin e vizave.
Shehu shton se ky është lajmi më i mirë pas shpalljes së pavarësisë , jo vetëm popullin e Kosovës, por për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Shehu: Sot Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova i ka përmbushur plotësisht kërkesat për liberalizimin e vizave dhe i propozoi Parlamentit Evropian dhe Këshillit që të miratonin udhëtimin pa viza në BE për qytetarët e Kosovës!
Ky është lajmi më i mirë pas shpalljes së pavarësisë, jo vetëm popullin e Kosovës, por për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

