Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 25 vite burgim për Ilir Selmanin dhe 7 vite për Elvis Gacaj

SPAK lexon pretencën në gjykatë dhe kërkon 25 vite burgim për Ilir Selmanin.

Ndërkohë, SPAK kërkoi dhe 7 vite burgim për Elvis Gacaj për ngjarjen e vrasjes se Santiago Malkos.

Më parë u dënua me 25 vite burgim dhe Bledi Teta.

Ndërkohë procesi vijon dhe për 7 persona të tjerë që ende nuk janë kapur nga policia.

Elvis Gaçaj dhe Ilis Selmani pjese e klanit të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka, kundërshtar të Ervis Martinaj, të cilët urdhëruan dhe financuar vrasjen e Santiago Malkos, 

Leonard Duka u arrestua në Belgjikë pak javë më parë  dhe pritet ekstradimi në Shqipëri.