"Në shesh të burrave pa burrni" Ekspozita kundër dhunës e vrasjes së grave në qendër të Lezhës
"NË SHESH TË BURRAVE PA BURRNI" është ekspozita e veçantë në qendër të Lezhës që apelon për ndaljen e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Atje janë ekspozuar komentet negative, sharjet dhe ofendimet ndaj grave dhe vajzave, ndërsa janë paraqitur para publikur edhe shifrat e vrasjeve të grave dhe vajzave prej vitit 2013.
Janë komente në rrjete sociale që jaë fotografuar dhe ekspozuar në mes të qytetit.
Sharjet e ofendimet, u drejtohen grave dhe vajzave.
Kjo ekspozitë ishte mënyra sesi u përkujtua 8 marsi në Lezhë.
Aktivistet e shoqërisë civile thanë se dhuana online prek më së shumti gratë edhe vajzat.
Përmes ekspozites të titulluar "Në shesh të burrave, pa burrni", ju kërkua institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për të mbrojtur të drejtat e grave, të cilat po bien viktima të dhunës.
"E kemi organizuar në kuadër të gjuhës së urrejtjes që ëërdopret kundrejt vajzave dhe grave e që maskohet si një sjellje normale në ditët e sotme. Të përdorim zërin tonë për të luftuar të tilla fenomene," tha Klara Luko përfaqësuese e qendrës "Hana".
Kjo ekspozitë e veçantë e hapur në qendër të Lezhës, tërhoqi vëmëndjen e shumë qytetarëve, ndërsa mesazhi që u përcoll ishte stop vrasjeve, dhunës dhe diskriminimit ndaj grave.
