Digjet, pas festës së 8 Marsit, taverna në Sarandë
Një tavernë në Sarandë ka marrë flakë gjatë mesnatës, pas festimeve të 8 Marsit.
Zjarri është vënë re në orën 03:00 të mëngjesit dhe menjëherë janë njoftuar zjarrfikëset, të cilët kanë izoluar zjarrin i cili rrezikonte të përhapej edhe në ambjentet e banimit të godinës dhe më pas fikjen e tij.
Shkak dyshohet të ketë qënë një defekt tek aspiratori. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta meteriale, por fatmirësisht pa të lënduar.
"Sot, rreth orës 03:00, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në aspirator, ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesërisht pjesa e jashtme e lokalit në pronësi të shtetasit Marjo Bello," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.