Fshati pa të rinj, shkolla pa nxënës, Dropulli mbahet vetëm nga të moshuarit
Në shumë prej tyre nuk ka fëmijë, që ka çuar në mbylljen e shkollave, ndërsa në shtëpi mund të gjesh vetëm të moshuar e shumë të tjerave iu është vendosur dryni. 36 mijë persona ikën nga vendi vetëm në 2022 duke shënuar rënien më të madhe të popullsisë në një vit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Braktisja e madhe që ka prekur fshatrat e Dervicianit ka ndikuar drejtpërdrejt tek shkollat.
Prej vitesh shkolla në Sofratik nuk funksionon. Dëshmi e nxënësve të kësaj shkolla kanë mbetur librat në raftë ndërsa shkolla ka dalë jashtë funksioni.
Ata pak fëmijë që kanë mbetur në fshat i drejtohen shkollës së bashkiuar në Dervician.
Në Sofratik mund të gjesh vetëm të moshuar, disa të ngelur vetëm.
"Ne jetojmë vetëm," tha një i moshuar.
Emigrimi ka boshatisur fshatin, ndërsa të moshuarit thonë se atje nuk ka asnjë mundësi për jetesë.
"Kanë ikur në emigrim. Çfarë të bënin këtu?! Nuk ka asgjë këtu. Fshati është gjithë pleq, të rinjtë kanë ikur. Shkollën e kishim më të mirën," tha një e moshuar.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të përpunuara nga BIRN gjatë vitit 2022 popullsia në Shqipëri ra me mbi 36 mijë vetë ose 1.3% e totalit duke shënuar rënien më e madhe ndonjëherë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa popullsia në Gjirokastër ra me 4.7%.