Cukali: Liria e shtypit në rënie, shumë medie, por një burim informacioni, vijnë kronikat e gatshme

Në një intervistë për RTV Ora, Koloreto Cukali, Kreu i Këshillit Shqiptar tw Medias u shpreh se liria e mediet në vendin tonë është në rënie në vitet e fundit.

Ai tha se mediet nuk janë në gjendje të raportojnë eventet e kryeministrit dhe kreut të bashkisë së Tiranës, pasi ato i përgatisin dhe i dërgojnë ato në redaksi.

Cukali: Shqipëria është një vend ku nuk ka traditë në lidhje me medien. Unë gjykoj se liria e mediet ka ardhur duke u ngushtuar në vitet e fundit. Fakti që ke shumë medie nuk do të thotë se nuk ke diversitet informacioni, pasi informacioni gatuhet nga i njëjti burim. Kemi shumë oferta, por jo informative sepse ky i fundit është një. Nuk jemi në gjendje të raportojmë eventet e kryeministrit dhe kreut të bashkisë së Tiranë. Tashmë edhe në takimet me ndërkombëtarët nuk mund të raportojmë dhe të flasim për kasetat dhe kronikat e gatshme. Kjo gjë është bërë normale tashmë që lajmin e bën vetë qeveria dhe bashkia e ta nis gati.

Sigurisht që kjo është propagandë sepse qeveria dhe bashkia nuk do të bëjnë lajme të këqija për veten e tyre. Në lajmet e partive nuk do të ngrihen pikëpyetje mbi gënjeshtrat e tyre elektorale. Por Shqipëria është ndryshe nga ky realitet. Nuk e di nëse mund të shkohet më keq se kaq, sigurisht që nuk jemi si Kina që burgos gazetarë, por këtu e mbyllin me pronarët e medies.