Sante Plus dhuratë për gratë, tre muaj kontrolle shëndetësore falas për gratë e vajzat në nevojë

Kontrolle shëndetësore falas për tre muaj. Ishte kjo dhurata e këtij 8 Marsi e “Sante Plus Hospitals Group” për gratë, vajzat dhe të afërmit e tyre që frekuentojnë qendrën komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në Njësinë 4 në Tiranë.

CEO i “Sante Plus Hospitals Group”, Bilal Kara theksoi rëndësinë që ka kujdesi ndaj shëndetit.

 “Ne si Sante Plus e kemi në vëmendje këtë ditë të bukur. Ne mundësojmë kontrolle shëndetësore falas për këta persona në vështirësi ekonomike, për këto zonja. Për tre muaj mund të marrin shërbime shëndetësore falas në spitalet tona”.

Në ditën ndërkombëtare të gruas Sante Plus solli çaste gëzimi për frekuentuesit e kësaj qendre komunitare.

Gratë e vajzat patën mundësi të festonin e shijonin një drekë të gatuar enkas për to.

Doktor Bilal Kara vlerësoi rolin e gruas në familje e gjithë shoqërinë.

 “Për çdo njeri ato janë, nënat, motrat, mësueset tona të para, mjeket dhe mikeshat tona të parat. Ne duhet të bëjmë më shumë për to. Përmes këtyre aktiviteteve të realizuar në ditën ndërkombëtate të gruas ne duam të vlerësojmë ekzistencën e grave e vajzave në jetën tonë”.

“Sante Plus Hospitals Group” ka hyrë në shërbim në vitin 2001. Spitalet të shtrira në disa shtete dallojnë për standarde të larta të shërbimit dhe teknologjinë moderne të kurimit të pacientëve.