Borussia Dortmund e ka me gjykimin: Penalltia nuk duhej përsëritur, ja pse
Borussia Dortmund nuk është aspak dakort me vendimet e arbitrit në ndeshjen kunfdër Chelseat. Klubi gjerman e ka cilësuar skandaloz gjykimin duke akuzuar kryesorin në rastin e përsëritjes së penalltisë së Havertz, i cili gaboi në tentativën e parë por në të dytën arriti të shënjestronte saktësisht katërkëndëshin.
Sipas videove të hedhurra nga klubi gjerman, shpjegohet se Ozcan që kargoi topin pas gabimit të Havertz, nuk kishte hyrë në zonën e rreptësisë përpara se sulmuesit ta gjuante topin.

Në këtë mënyrë, klubi gjerman bën me faj drejtuesin e garës dhe i faturon fajin e eleminimit nga 1/8 e UEFA Champions League.
Ndërkohë, mesfushori Emre Can e akuzoi drejtëpëdrejtë duke mos zgjedhur madje as fjalorin:
“Nuk më plas fare. Ai është një arrogant dhe u soll si i tillë gjatë gjithë ndeshjes. Ne humbëm për shkak të arbitrit. E them me bindje se ishte faji i arbitrit. Si mund ta përsërisësh një penallti në atë situatë? Si funksionon kjo? Kjo nuk funksionon!”.

