Champions League përplas sonte në mbrëmje dy pretendentët për trofeun

Bayern kundër PSG sonte në orën 21:00 vendos sezonin e dy skuadrave në garë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian. Në Francë janë ende në kërkim të një kupe kontinentale dhe për këtë kanë investuar jo pak, ndërsa gjermanët kërkojnë që këtë sezon në Europë të shkojnë deri në fund.

Kingsley Coman dënoi ish-skuadrën e tij dy javë më parë, por në “Allianz Arena” mund të luhet një “muzikë” tjetër me Kylian Mbappe që nga fillimi. Diferenca u duk edhe në sfidën e parë me francezin që pasi hyri në fushë bëri ndryshimin e madh, por pa parritur të gjente një gol që mund ta qetësonte skuadrën pariziene.

Pika më e fortë e grupit të Julian Nagelsmann është mbështetja e publikut vendas sepse përpara tifozëve të tyre, gjigandët e Bavarisë kanë fituar 15 e barazuar 2 ndeshjet e fundit në Europë, ndërsa Bayern e gjen rrugën e rrjetës në “Allianz Arena” në Europë pa ndalesë që prej vitit 2018.

Lucas Hernandez dhe Neymar janë dy mungesat e mëdha të ndeshjes.