Fury kërkon më shumë para nga Usyk, refuzon ofertën 60-40 për fituesin

Tyson Fury refuzon ofertën e fundit të Oleksandr Usyk për duelin e dueleve që mund të unifikojë të gjithë gjerdanët e peshës super të rëndë në boksin profesionist.

Ukrainasi që momentalisht ka në brezin e tij tre gjerdanë, është në pozitat për të bërë ofertat dhe një të tillë ai ke ka bërë duke kërkuar 60 % të fitimeve për fituesin, por britaniku e ka refuzuar duke mos rënë dakort.

Fury nuk ka rënë dakort as për ndarjen e barabartë 50-50. Pas refuzimit që i ka bërë ofertës së Usyk, promotori i tij, Alex Krassyuk lëshon një provokim duke deklaruar se ndoshta Fury nuk është gati të përballet me 35-vjeçarin nga Kievi, i cili mbrojti në verë titullin ndaj Anthony Joshua.

Aktualisht nuk ka ende një vend për zhvillimin e duelit por stadiumi “Wembley” në 29 prill ishte alternativa kryesore për të bashkuar në një kaztër titujt, WBA, WBC, IBF dhe WBO.