Anglezët nuk ndryshojnë kurrë. Kylie Walker i dehur ngacmon femra dhe bën gjeste të turpshme

Anglezët nuk ndryshojnë kurrë. Kylie Walker i dehur ngacmon femra
Nëse ka diçka që nuk ndryshojnë kurrë, ata janë futbollistët anglezë, përherë të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me skandalet, pijet alkollike, sjelljet e pahijshme dhe femrat.

Mbrojtësi i Manchester City, Kylie Walker është filmuar nga një kamera sigurie në daljen e një pub-i tërësisht i dehur duke kërcyer madje me një femër ende të paidentifikuar por që me siguri nuk është bashkëshortja e tij. Ngjarja është regjistruar të dielën në orën 5:30 të mëngjesit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë mund të përballet me akuzat e policisë pasi duket qartë që krzen gjithashtu gjeste të tjera të turpshme në publik.

Një nga dy femrat në grupin e tij bërtet dhe tregon me gisht, ndërsa ai qesh me një shok teksa heq pantallonat dhe kemishën. Kylie Walker dhe bashkëshortja e tij Annie janë prindër të 4 fëmijëve.