Si do të shemben godinat 50-vjeçare? Meçe: Kushdo që ka certifikatë pronësie, s’ka pse të trembet. S’ka draft qeverie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2023, 21:32
Një draft i qeverisë për rishikimin dhe prishjen e godinave mbi 50-vjecare do shemben për shkak të amortizimit të tyre, ka shkaktura jo pak shqetësim për qytetarët shqiptarë.
Eksperti Arben Meçe u shpreh se nuk ka dijeni për ekzistencën e një drafti zyrtar të hartuar dhe të nxjerrë për konsultim publik nga qeveria.
“Unë nuk e di kush e ka nxjerrë dhe pse e ka bërë këtë, por ajo që duhet të thuhet në këto momente se kushdo që ka një certifikatë që vërteton pronësinë e tij qoftë kjo tokë, apo pallat, ligji i njeh atij automatisht që jetë pronar në vendin ku ndërtohet. Pra nuk ka arsye për t’u trembur, pasi askush nuk humbet asgjë nga pronat e tij në këtë rast”, u shpreh Meçe.

