FOTO/ Tragjedia e trenave në Greqi, i jepet lamtumira e fundit studentes shqiptare në SAS, Klaudia Lato

Me lotësh, pranë arkivolit të mbuluar me flamurin grek, iu tha lamtumirë në Greqi ushtares Klaudia Lato me origjinë shqiptare, e cila humbi jetën në trenin fatal që u përplas në Tempe.

Klaudia Lato ishte një nga 57 viktimat e tragjedisë në Tempe. Ajo ishte ulur në vagonët e parë të trenit dhe u vra në çastin e parë që Intercity 62 u përplas me trenin e mallrave.

Varrimi i 23-vjeçares u bë me nderime ushtarake, sepse ajo studionte në Shkollën Mjekësore Ushtarake SAS në Selanik.

Familjarë, të afërm, miq, pedagogë e studentë ushtarakë morën pjesë në aktin e fundit të dramës së saj në kishën e Agios Dimitrios në Larisa për t’i thënë "lamtumirën" e tyre të fundit.

Pikëllimi arriti kulmin kur u dëgjua marshi funebër nga banda ushtarake dhe flamuri dhe toga greke rrethuan arkivolin  e saj.