Meta mbështet kandidatët e Primareve: Ata nuk janë as të Berishës dhe as të Ilir Metës, janë të Opozitës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmon të gjithë kandidatët e propozuar deri më tani nga koalicioni opozitar që udhëhiqet nga Sali Berisha, ndërsa thotë se tashmë ata kandidatët nuk i përkasim me as Berishës dhe as Ilir Metës.
“Pa rimëkëmbjen e arsimit , pa mbështetjen e mësuesve, kërkimit shkencor ky vend kurrë nuk mund të ecë. Kandidatët janë të primareve, një proces që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë dhe u aplikua me shumë guxim dhe kurajë në një shtet që për të mbijetuar ka vetëm korrupsionin, procesi i primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra demokratë, tashmë kanë nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Berishës, por qytetarëve. Nuk ka më hile dhe poshtërsi që i ndalon super kandidatët të regjistrohen më 14 maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët. Kudo ku shkoj vetëm entuziazmohen nga përzgjedhja që kanë dalë nga primaret. Veç garës për kryetar të bashkive është edhe gara për këshilltarë bashkiakë", u shpreh Meta.
Pyetja: Në listë të përbashkët edhe për këshillat?
"Kemi marrëveshje historike me PD. Vetë qytetarët do të vijnë të flasin për problemet që kanë ndeshur apo edhe që mund të kenë në të ardhmen", deklaroi Meta.
Të jeni të sigurtë që ky bashkëpunim me Partinë Demokratike do të funksionojnë në mënyrë shumë të mrekullueshme. Frika dhe Berisha s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Ne jemi online me Berishën dhe me kandidatët e Partisë së Lirisë, me gjithë opozitarët. Shikoni raportet që merren me qeverisjen vendore, vetëm një bashki plotëson kriteret e transparencës. Zoti e shpëtoi Shkodrën nga Rilindja, që drejtohet nga Bardh Spahia. Të gjithë bashkitë e tjera, pus i erret për qytetarët ku në shumicën e tyre vetëm vidhet. Në shumicën e rasteve këto këshilla nuk mblidhen fare. Kështu që duhet të jemi të qartë, marrëdhënia jonë me PD dhe opozitaret të vërtetë, është në interes të qytetarëve. Shqipëria do e ndjejë dallimin pas votës që do japin në 14 maj. Këshillat Bashkiakë simbol i transparencës. Kënaqësi që ta nisja ditën për fëmijët e Prekazit.
Ne kemi vetëm një kusht për të luftuar për lirinë e gjithë shqiptarëve, nga pengmarrësi Edi Rama dhe majonetat e tij. Sot dua të bëj një premtim për mësuesit dhe pedagogët. Ata detyrohen që të bëjnë dhe detyrën e patronazhistëve, ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe prindërve të tyre. Kjo është një gjë që një pjesë e tyre janë të detyruar që ta bëjnë, se gjenden në shantazh nga drejtorët dhe drejtuesit e rilindjes që kriter kryesor kanë këtë regjim. Si fëmijë i dy prindërve arsimtar, është se figura e arsimtarit duhet të jetë e shenjtë. Politika nuk duhet të ndikojë në statusin e tyre", u shpreh Meta.
Meta shtoi ndër të tjera se Berisha është vetë vula e gjallë e PD.
“Berisha është vetë vula e gjallë e PD, në kuptimin e frymëzimit dhe të gjithë aspekteve të tjera pozitive. Në 6 mars nuk kam qenë në koalicion me zotin Berisha sepse nuk kam qenë kryetar. Megjithatë jam krenar që firmosa për t’i dhënë mundësi, Shqipërisë, shqiptarëve dhe të gjithë botës se kush është opozita e vërtetë. Opozita që duan shqiptarët që ishin të tradhtuar nga opozita false që i fali reformën në drejtësi Ramës. Jam online me zotin Berisha dhe me demokratët e vërtetë.”, shtoi Meta.

